Sëmundja misterioze në Kongo ia merr jetën dhjetëra personave, ka simptoma të ngjashme me të gripit

Afrika

Sëmundja misterioze në Kongo ia merr jetën dhjetëra personave, ka simptoma të ngjashme me të gripit

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një sëmundje misterioze me simptoma të gripit, ia ka marrë jetën dhjetëra personave në Kongo, kanë njoftuar zyrtarët e atjeshëm.

Sëmundja e paidentifikuar “mbyti” 79 persona dhe sëmuri 376 tjerë gjatë të martën, ka njoftuar ministri e Shëndetit në Kongo, transmeton Telegrafi.

Në një kumtesë të lëshuar në X, ministria e këtij vendi, tha se sëmundja ka “një origjinë të panjohur” dhe është detektuar në provincën Kwango në jugperëndim të Kongos.

Simptomat e raportuara janë kokëdhembje, temperaturë, rrjedhje e hundëve, kollitje, vështirësi në frymëmarrje dhe anemi.

Autoritetet lokale i thanë Reuters dhe Associated Press se numri i të vdekurve mund të shkojë në 143. OBSH-ja i tha NBC-së se janë në dijeni të raportimeve për një sëmundje të paidentifikuar, dhe se janë duke punuar ngushtë me autoritetet lokale.

“Kemi dërguar një ekip në zonën e largët për të mbledhur mostra për studime laboratorike”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, e cila ka një zyrë në Kongo, tha se është në dijeni të situatës dhe po ofron ndihmë teknike për një ekip të reagimit të shpejtë të dërguar nga një qendër lokale të operacioneve emergjente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat