Të paktën 26 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy autobusëve të premten në pjesën perëndimore të Bregut të Fildishtë, njoftoi ministria e Transportit e vendit afrikan.
Dhjetë nga personat vdiqën për shkak të zjarrit që ra pas përplasjes.
Aksidentet janë të zakonshme në vendin e Afrikës Perëndimore për shkak të rrugëve të rrënuara dhe drejtimit të pakujdesshëm, duke vrarë mbi 1000 njerëz çdo vit, sipas ministrisë.
Muajin e kaluar, 21 persona humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor. Në fillim të këtij viti, një kamion cisternë u përplas me një autobus në Bregun e Fildishtë, duke lënë 13 të vdekur dhe 44 të plagosur.