Sulmi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq dhe djegia e veturës së Mefail Bajqinovcit, reagon edhe Vjosa Osmani

Aktuale

Sulmi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq dhe djegia e veturës së Mefail Bajqinovcit, reagon edhe Vjosa Osmani

Nga: N. H Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:04
Vjosa Osmani

U.d. presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas rrahjes së birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, dhe djegien e veturës së ish-deputetit Mefail Bajqinovci, përcjell “Bota sot”.

Osmani e ka cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

U.d. Presidentja, poashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat