Ish-deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, i cili iu bashkua listës “Guxo” të Vjosa Osmanit, ka thënë se do të vazhdojnë të jenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kjo është e arsyeshme edhe për shkak të numrave.
“I kemi 3 poste të larta, Ministrinë e Bujqësisë, zëvendëskryeministrin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme”, theksoi Avdyli.