Xhafer Tahiri: Do të votoj që LDK të qëndrojë në sallë kur votohet Vjosa Osmani

Aktuale

Xhafer Tahiri: Do të votoj që LDK të qëndrojë në sallë kur votohet Vjosa Osmani

Më: 26 mars 2021 Në ora: 00:03
Vjosa Osmani dhe Xhafer Tahiri

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se do të votojë brenda kryesisë së partisë që të qëndrohet në sallë kur do të votohet Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo do të fuqizonte rolin e LDK-së si parti shtet-ndërtuese.

“Do të votojë që të qëndrojmë në sallë”, ka thënë ai.

“Pastaj është në dorën e të tjerëve. Duhet të jemi opozitë konstruktive. LDK përmes kontributit të saj në institucione do të vazhdojë shtetndërtimin. E kemi bërë të qartë se do të jemi në opozitë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë marrëveshje politike me VV-në. Qëndrimi në sallë është rikonfirmim që të vazhdojmë të jemi parti kontribuuese në shtetndërtim”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat