Aktori Jeton Zogjani ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri.
Gaxherri ka hedhur akuza se Kurti ka fituar zgjedhjet duke i mashtruar qytetarët.
E, menjëherë pas kësaj deklarate të Gaxherrit, ka reaguar aktori Zogjani.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka akuzuar LDK-në se nuk kanë lënë gjë pa bë në Kosovë.
Ja shkrimi i tij:
Jo, motër!
Dmth Kurti i ka fitu zgjedhjet se ju të tjerët keni abuzu, e nuk keni lënë gjë pa bë!
Për çka ju ka ardh n’dorë, veç okolla robve t’juaj jeni sjell...!
Për atë ka fitu Kurti...