Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Danimarka do të dërgojë 250.000 vaksina falas për Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë. Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka konfirmuar për këtë donacion.
Të enjten, Ministria e Jashtme daneze konfirmoi se do të ndajë 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor.