Ja sa persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktuale

Ja sa persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në vend 5 mijë e 251 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë dhënë 236 mijë e 35 vaksina.

Ndërsa, 57 mijë e 994 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës. Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se të gjitha vaksinat që i ka Kosova në dispozicion janë të sigurta.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon i cili ka në stoqet e veta vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat