151 raste aktive me Covid-19, qytetarët hezitojnë të marrin vaksinën AstraZeneca

Aktuale

151 raste aktive me Covid-19, qytetarët hezitojnë të marrin vaksinën AstraZeneca

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:17
QKUK

Rënia e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që drastikisht të bie edhe numri i rasteve aktive.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 151 raste aktive me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës, teksa deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në vend ndërkaq është raportuar për hezitim të qytetarëve për t’u vaksinuar pasi që tanimë ky proces po kryhet vetëm me vaksinën AstraZeneca.

Në lidhje me këtë ka folur sot edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili po ashtu ka marrë këtë vaksinë duke thënë se e njëjta është shumë e sigurt.

Përveç tij, me këtë vaksinë sot janë vaksinuar edhe tre ministra tjerë të qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat