Tahiri me akuza për qeverinë: Po përdoret pushteti qëndror për ta bllokuar zhvillimin e qytetit!

Aktuale

Tahiri me akuza për qeverinë: Po përdoret pushteti qëndror për ta bllokuar zhvillimin e qytetit!

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:50
Xhafer Tahiri

I pari i qytetit më të vjetër në Kosovë, Xhafer Tahiri, ka akuzuar VV-në në Vushtrri se nëpërmjet pushtetit qëndror po e bllokon zhvillimin e qytetit.

Tahiri tha se dega e Vetëvendosjes në Vushtrri, me të cilën dikur ishte në bashkëqeverisje, po e pengon zhvillimin.

Madje, ai tha se për këtë po e përdorë faktin që Lëvizja është në qeverinë qëndrore.

“Ndërtimi i sheshit të pavarësisë dhe rrëzimi i objektit të ish-gjykatës janë dy nga projektet që u bllokuan nga VV-ja. Ata votuan kundër në asamble, ndërsa menjëherë dërguan ankesa në qendër.

Për të dyja çështjet, pra ndërtimin e sheshit të pavarësisë dhe rrëzimi i objektit të ish-gjykatës kemi gjetur besimin e qytetarëve që jetojnë aty afër dhe që kanë informacione lidhur me to”, tha ndër të tjera Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat