Kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe kandidat i LDK-së edhe për një mandat në krye të qytetit të lashtë, Xhafer Tahiri, me bashkëpunëtorë kanë themeluar nëndegën e LDK-së në fshatin Kollë.
Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Qeverisja e mirë e gjithëpërfshirëse ku qytetari u trajtua drejtë e në mënyrë të barabartë në Vushtrri, po bënë që LDK të rigjejë njerzit e vet e të rikthej besimin në secilën familje, lagje e fshat të Vushtrrisë. Vazhdojmë bashkë +4” – shkruan Tahiri:
Postimi i plotë:
Në Kollë mbrëmë u ri themelua Nëndega e LDK, pas plot 20 viteve
Nehati, Xhabiri, Egzoni, Besimi e Florimi me dëshirën e vullnetin e tyre morën përsipër udhëheqjen e organizimin e aktivitetit të përbashkët politik.
Qeverisja e mirë e gjithëpërfshirëse ku qytetari u trajtua drejtë e në mënyrë të barabartë në Vushtrri, po bënë që LDK të rigjejë e njerzit e vet e të rikthej besimin në secilën familje, lagje e fshat të Vushtrrisë.
Vazhdojmë bashkë +4