Gjatë ditë së sotme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi akuzoi analistin Xhevdet Pozharin se e ka partner biznesi Xhafer Tahirin, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.
Por, cila është pasuria e Xhafer Tahirit të cilën e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit?!
Ai si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi dhe një truall.

Shtëpia e Tahirit ka vlerë 155 mijë euro, ndërkaq trualli 20. 560.00 euro.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë nuk ka deklaruar asnjë biznes gjatë këtij deklarimi të pasurisë.
Kurse, si para të mbajtura në institucion financiar deklaruar mbi 5 mijë euro.

Po ashtu, Tahiri ka deklaruar edhe kursimet e gruas dhe fëmijëve të tij. Të tre fëmijët e tij i kanë të kursyera në bankë nga 600 euro, kurse bashkëshortja e tij i ka mbi 6 mijë euro.
Më tej, Tahiri ka deklaruar edhe të hyrat e tij vjetore. Përveç pagës si kryetar i Komunës së Vushtrrisë, ai merr pagë edhe nga Universiteti i Prishtinës.

Ndërkaq, bashkëshortja e tij, siç figuron në deklarimin e pasurisë, punon në Bankën Qendroret të Kosovës.