Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diele.
Në një postim në Twitter, ambasada tha se mos humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet.
“Zgjedhjet lokale po mbahen në 38 komuna në tërë Kosovën. Më shumë se 40 mijë të rinj kanë mundësinë të votojnë për herë të parë. Kalofshi një ditë të bukur Zgjedhore.
Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë.
Local elections are being held in 38 municipalities across #Kosovo. More than 40K young citizens have the chance to vote for the first time.
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) October 17, 2021
Have a beautiful #ElectionDay!
Don’t miss the opportunity to make your voice heard 🗳