A është rritur LDK-ja në Vushtrri? Kështu përgjigjet Tahiri

Aktuale

A është rritur LDK-ja në Vushtrri? Kështu përgjigjet Tahiri

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 19:43
Xhafer Tahiri

Kryetari aktual në Komunën e Vushtrrisë dhe kandidat për një mandat të radhës nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se partia e tij ka rritje në komunën të cilën ai e udhëheqë.

Ai ka thënë se vetëm 7 muaj më parë LDK-ja në Vushtrri kishte vetëm 3 mijë vota, ndërsa tani ka rreth 10 mijë vota.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për besimin e madh e të jashtëzakonshëm që e kanë treguar për LDK-në në këto palë zgjedhje. Më 14 Shkurt, LDK-ja ra në 3 mijë vota, domethënë vetëm tre muaj më herët LDK-ja kishte tre mijë vota, sot kemi 9 mijë e 957 vota”, tha Tahiri.

Derisa ka shtuar se edhe nëse e krahasojmë me zgjedhjet lokale të vitit 2017, LDK-ja ka rritje dhe nga 6 asamblistë sa kishte atëherë, tanimë ka 11 asamblistë.

“Në 2017 LDK-ja ishte në 6 asamblistë ndërsa sot kemi 11 asamblistë, pra kemi një prej rezultateve më të mira të LDK-së nga viti 2002 e këndej, për çka jam falënderues dhe mirënjohës për të gjithë aktivistët, për të gjithë veprimtarët e LDK-së, për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që pa dallim e mbështetën programin tonë, e mbështetën qeverisjen tonë dhe ne sot garojmë përsëri për të vazhduar këtë qeverisje të mirë”, ka thënë ai.

Ndryshe në Komunën e Vushtrrisë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahet me 14 Nëntor në balotazh janë: Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat