Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ish të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard, Grenell, pasi ky i fundit kaloi përmes pikës kufitare në Merdare për në Serbi, duke thënë se këtë pikë e vuri në funksion Trump.
“Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.
Por, Cramon reagoi duke thënë se një gjë e tillë do të ishte mirë, nëse do të ishte e vërtetë, duke e ftuar që herën tjetër ai të sjell pak para.
Would be nice if it was true.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 11, 2021
Merdare CC point was built by 6m euro of EU taxpayers' money.
Next time instead of renaming the Gazivode lake bring some money, too. https://t.co/cI8QZcxwB0
“Pika kufitare në Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro, para të taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër, në vend që të riemërtoni Liqenin e Ujmanit, sillni edhe pak para”, është shprehur Cramon.