Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi është të dielën kryetar i Komunës së Vushtrrisë
Në raundin e dytë ai ka fituar kundër Xhafer Tahirit.
Ai e ka mundur për 1 mijë e 554 vota kryetarin e deritanishëm të kësaj komune, Xhafer Tahiri nga LDK.
Idrizi ka marrë 13 mijë e 181 vota ose 53.13%, kurse Tahiri ka marrë 11 mijë e 627 vota ose 46.87%.