Qytetarët serbë në Graqanicë kanë protestuar sot duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.
Mirëpo para pak minutash ka përfunduar protesta e qetë.
Protesta ka qenë në vëzhgim të KFOR-it.
Protesta e tyre u mbajt kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.