Tomë Gashi: Jemi lodhë me Albinin, se as tokën e blerë 3.5 euro për 7000 nuk po e merr, as Veteranë të rrejshëm nuk po lejon

Aktuale

Tomë Gashi: Jemi lodhë me Albinin, se as tokën e blerë 3.5 euro për 7000 nuk po e merr, as Veteranë të rrejshëm nuk po lejon

Nga: M.L. Më: 1 prill 2022 Në ora: 09:40
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gash,i nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar me debatin që po zhvillohet kohëve të fundit lidhur me qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përcjell "Bota sot".

Gashi ka folur në emër të atyre që po e kritikojnë Kurtin duke numëruar arsyet se përse po ndodh një gjë e tillë.

Kështu sipas tij, ata “janë lodhur” me Albinin pasi ai nuk po i lë të vjedhin, nuk u po jep tenderë,nuk po i punëson me të njohshëm, nuk po i lë të blejnë tokë me çmim tepër të ulët për ta shitur shumë shtrenjtë etj.

Postimi i plotë:

Jemi lodhë me Albinin!

Ky me vjedh nuk po len

As në pune nuk po na shtin

Ka 7 rroga për mi marr

As drejtor nuk po na ban

As në borde nuk po na çon

As tenderë nuk po na jep

As gjyqtar nuk po na bon

Prokuror jo se jo

As në burg me shti dikënd me telefon nuk po lë

Për me lirua jo se jo

As daj e teze nuk po naj rahaton

As tok me “ble” me çmim fal ma nuk po len

As token e bleme 3.5 euro për 7000 🐀 nuk pe merr

As vajin 3.5 euro nuk pe len

Referendum e as zgjedhje të Serbisë nuk po len

Tabela të Serbisë me 4 Esa kund nuk shef

As Veteran të rrejshëm nuk po len

Prej VETËVENDOSJES! du me dal😉

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat