Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas dje gjatë ditës në media është publikuar pasuria e tij.
U raportua se një veturë e tipit Audi Q7 e vitit 2021 është deklaruar për vlerësn 17 mijë euro.
Mirëpo, sot Abazi thotë se, kjo veturë është e tipit 2010 dhe është në posedim që nga viti 2017.
Postimi i plotë:
Një nga portalet paska raportuar se kinse paskam deklaruar një Audi Q7 e vitit 2021 për vlerën 17,000 euro.
Portali që është kaq joetik dhe e ka bërë për klikime e përfitime e dëmtim imazhi publik, e që fatkeqësisht ky është niveli,- vetëm gazetari nuk është, ka keqpërdorur dhe ka shtrembëruar të dhënat.
Nga viti 2017 nuk kam blerë makinë dhe ajo që unë e kam në pronë dhe e përdor është e prodhuar në vitin 2010 dhe është në posedim që nga viti 2017.