Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka uruar djalin e ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi me rastin e martesës.
Musliu nëpërmjet një postimi në Favebook ka uruar që konaku i familjes Krasniqi të trashëgohet me trima e trimëresha.
“Urime martesa o trashëgimtar i Jakup Krasniqit. Konaku juaj u trashëgoftë e u mbushtë me trima e trimëresha.
Altin dhe Elizabeta, paçi fatin e mbarë e Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar deputetja.
Ndryshe, lajmin për martesën e djalit të Jakup Krasniqit e ka dhënë Faton Klinaku U.D., i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku shkruan “Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë”.