Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë përfshirë Kosovën në ndihmën prej 2.2 miliardë dollarëve për investime ushtarake për vendet aleate.
Osmani ka falënderuar personalisht sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Bliken, për angazhimin e palëkundur për paqe dhe siguri.
“Një falënderim personal për Sekretarin Antony Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.
A personal thank you to Secretary @SecBlinken for his unwavering commitment to peace and security in our region and beyond.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 9, 2022
We are grateful to our U.S. partners for always standing with the people of Kosovo. Together, we will go from strength to strength! 🇽🇰🤝🇺🇸 https://t.co/NmNID7fKJ4