“E pafalshme!”, Miftaraj reagon ashpër pasi as sot nuk filloi mësimi: Ku mbeten fjalimet e bukura të Presidentës dhe Kryeministrit

Aktuale

“E pafalshme!”, Miftaraj reagon ashpër pasi as sot nuk filloi mësimi: Ku mbeten fjalimet e bukura të Presidentës dhe Kryeministrit

Nga: N. Sh. Më: 12 shtator 2022 Në ora: 09:10
Ehat Miftaraj

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pasi as sot nuk filloi mësimi në shkollat në Kosovë.

Ai ka pyetur se çfarë faji kanë fëmijët që po u mohohet e drejta e shkollimit.

Miftaraj gjithashtu ka pyetur se ku mbetën deklarimet e krerëve të shtetit se fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi.

Sipas tij, 320 mijë nxënësve po u mohohet e drejta e shkollimit.

Postimi i plotë:

Çfarë faji kanë 320 mijë nxënës t'u mohohet e drejta në shkollim?

Ku mbeten fjalimet e bukura të Presidentës, Kryeministrit, politikanëve se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi!

Është viti i katërt me rradhë që djalit tim Adrianit i shtyhet procesi shkollor. Këtë vit është në klasën e pestë.

E pafalshme!

P.S.  Ata që nuk kanë fëmijë në shkollë, i kanë fëmijët në shkollim jashtë vendit, apo në shkolla private nuk e kuptojnë këtë postim dhe nuk i ndjejnë pasojat e grevës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat