Kastrati i PDK-së i drejtohet Konjufcës ‘’I nderuar vëlla’’, ky është reagimi i Konjufcës

Aktuale

Kastrati i PDK-së i drejtohet Konjufcës ‘’I nderuar vëlla’’, ky është reagimi i Konjufcës

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:09
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i është drejtuar me shprehjen ”I nderuar vëlla”, Glauk Konjufcës, me të nisur fjalimin para të pranishmëve në seancë.

E kjo ka bërë që të menjëhershëm ta ketë reagimin i pari i kuvendit, duke i replikuar me ”Kryetar i Parlamentit jam”, deputetit të PDK-së.

Gjithë ky diskurs u bë që prej kryeministri Albin Kurti, citonte kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharajn, i cili thoshte se në takim, ka bërë kërkesa për 100 euro mjete shtesë për mësimdhënësit, duke iu drejtuar ta ndihmonte si vëlla.

Për më shumë ndiqni momentin më poshtë nga fjalimi i Kastratit i cili tha se nga ajo ditë nisi përqeshja ndaj mësimdhënësve grevistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat