Deputetja e PDK-së: As militanti më i flaktë që ke sot nuk krenohet me ty Albin!

Aktuale

Deputetja e PDK-së: As militanti më i flaktë që ke sot nuk krenohet me ty Albin!

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:06
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas videos që Lëvizja Vetëvendosje e publikoi në faqen e saj zyrtare, në të cilen flitej për ‘shkatërrimin e vendit’ gjatë 20 viteve të fundit nga politikanët që kanë udhëhequr në këtë periudhë kohore.

Ajo i çoi një mesazh kryeministrit Albin Kurti.

Sipas saj, as propaganda më nuk e shpëton shefin e qeverisë.

“As militanti më i flaktë që ke sot nuk krenohet me ty Albin! Propaganda më nuk të shpëton!”, shkroi ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat