Musliu në 23 vjetorin e PDK-së: Dashtë Zoti ditëlindjen tjetër ta festojmë me themeltarët e PDK-së dhe UÇK-së

Aktuale

Musliu në 23 vjetorin e PDK-së: Dashtë Zoti ditëlindjen tjetër ta festojmë me themeltarët e PDK-së dhe UÇK-së

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 12:42
Ganimete Musiu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musiu përmes një postimi në Facebook, ka uruar 23 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas saj PDK-ja duhet të kujtojë themelet mbi të cilat është ngritur duke përmendur ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

“E Partia Demokratike sot më shumë se kurrë duhet  të jetë krenare e të ja kujtoj vetës me krenari themelet mbi të cilat është ngritur, që sot  po goditën padrejtësisht nga gjygji politik në Hagë”, ka shkruar Musliu.

Tutje deputetja uron që viitn tjetër ta festojnë së bashku me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Na priftë e mbara me Kryetarin tonë MEMLI KRASNIQI e dashtë Zoti ditëlindjen tjetër ta festojmë me Themeltarët e PDK-sē  dhe UÇK-së Presidentin HASHIM THAÇI dhe Kryetarin KADRI VESELI”, përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat