Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka shtruar dy pyetje në lidhje me vendimin e Qeverisë Kurti për targat.
Lushaku-Sadriu përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se pse Qeveria Kurti dështoi të bind aleatët, që ‘vendimi për targat është i drejtë për një shtet sovran’?
Postimi i plotë:
Në këtë kohë krekosjeje të qeverisë Kurti për vendimin për targat, dy pyetje janë të rëndësishme:
Pse qeveria Kurit dështoi të bind aleatët kryesor, që ‘vendimi për targat është i drejtë për një shtet sovran’?
Si mund të krenohet qeveria me mënyrën e zbatimit të një vendimi, që ka detyruar Departamentin e Shtetit Amerikan dhe BE-në të shpreh zhgënjim për qeverinë tonë?!