Osmani: Fëmijët po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit

Aktuale

Osmani: Fëmijët po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:58
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka vizituar një startup me emrin “JCoders”.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se fëmijët kosovarë janë duke punuar shumë në fushën e inovacionit për ta dërguar Kosovën para.

“Fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore.

Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat