Policët 55 orë në veri/ Deputetja Musliu: Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve

Aktuale

Policët 55 orë në veri/ Deputetja Musliu: Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:06
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se policët në veri po bëjnë 55 orë qëndrimi atje.

Përveç lodhjes tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit, ka thënë Musliu.

Sipas tij, qeveria duhet të jetë transparente dhe gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.

Postimi në Facebook:

Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qendrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë.

Përvec lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjëndjen e policëve.

Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndrrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat