Situata në veri mbetet e tensionuar. Barrikadat nuk janë hequr ende,
Analisti Skënder Mulliqi ka komentuat situatën në veri, duke thënë se nëse Bashkësia ndërkombetare nuk e ndalë Serbinë, atëherë ajo do ta kuptojë këtë gjë, si terren të hapur për të ndarje etnike të Kosovës.
Sipas tij, pushtetarët në Kosovë, duhet urgjentisht t’i unifikojnë qëndrimet, dhe ta shtojnë vigjilencën, që mos të lejojmë aneksimin e veriut me dhunë të Serbisë fashiste.
Postimi i plotë:
Serbia me strukturat kriminale, me sherbimet sekrete, me grupin kriminale rus prej 300 personave, me aktet terroriste në veri të Mitrovicës, thuaja veq na ka shpallë luftë. Vuqiq po tenton si shtesë të fusë në kete pjese te Kosoves edhe 1000 forca te reja policore e ushtarake. Bashkesia nderkombetare nese nuk reagon shpejt, Serbia do ta kupton kete gje, si terren i hapur per te ndarje etnike te Kosoves, dhe pershkallezim edhe me te madh te sitatues ne rajon.
Nese politika dhe apetitet per pushtet deri tash, na kan ndare, qe nga sonte duhet urgjentishte ti unifikojme qendrimet, dhe ta shtojme vigjilencen, qe mos te lejojme aneksimin e veriut me dhune te Serbise fashite, e cila ende çuditerisht po perkdhelet nga Evropa. Faji eshte jetim, e situata eshte emergjente, ku lypset derguar te gjitha forcat ne mbrojtje te tokave tona.
Serbia se bashku me aleatin e saj natyror, Rusine e Putinit, duhet te ndalen ne veri sa ende nuk eshte bere vone per shqiptaret, edhe per nderkombetaret. Nuk i jemi frikesuar Serbise ne vitin 1999, kur ishim me te dobet, dhe e fituam luften me aleatet tane perendimor. Tash pas 23 vitesh jemi shume me te forte qe ti kundervihemi agresionit serb, ne veri qe po thuaj ka filluar me shperthime bombash dhe me plagosje te policeve tane .Nuk kemi qka te bejme me sehir, duhet me qdo kusht te mbrohet liria dhe pavaresia e fituar me gjak ...!