Gazetari dhe profesori norvegjez, Kenneth Andresen ka publikuar një fotografi të njërit prej helikopterëve të KFOR-it pak kohë pasi u mbyll lufta.
Siç e përshkruan ai në profilin zyrtar të rrjetit social "Twitter", KFOR-i atëbotë sillte material ndërtimor, që parashihej për rinovimin e shtëpive që kishin pësuar.
"Kosovë, dhjetor 1999. Helikopterët e KFOR-it duke bartur material ndërtimor për shtëpitë që po rinovoheshin pas luftës", shkroi ndër të tjerash ai.
Kujtojmë se Andresen e ka përcjellur gjatë luftën e fundit në vendin tonë, teksa shumë fotografi që qarkullojnë mbajnë firmën e tij.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kosovo, December 1999. KFOR helicopter carrying building materials for houses being reconstructed after the war.
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) December 19, 2022
Photo: KFOR pic.twitter.com/0XpKRHkD2N