Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri Kurti ka bërë marrëveshje për lirimin e ish-policit Dejan Pantiq dhe se për këtë u demantua nga BE-ja dhe SHBA-jë në deklaratën e përbashkët që e lëshuan.
“Qeveria, në kuptimin politik e organizativ, është shndërruar në mjeshtër të kamuflimit në gjithë të kësaj situate. Kryeministri i vendit garanton që askush s’do të arrestohet për shkak të barrikadave dhe cenueshmërisë së ligjeve dhe Kushtetutës”, tha ai në T7.
Ai tha se Kurti, me deklaratën e tij se është kureshtar për ata që e liruan në arrest shtëpiak Pantiqin, vetëm naivët mund t’i mashtrojnë. Këta janë mjeshtër të bëjnë gjueti shtrigash. Vetëm ndonjë adoleshent politik mund të mashtrohet që s’ka marrëveshje politike. Këta u demaskuan nga BE dhe SHBA përmes deklaratës”.
Zemaj po ashtu bëri edhe një pyetje për rastin e Pantiqit.
“Kush do ta mbikëqyrë arrestimin e tij shtëpiak, ose kush e mbikëqyri sot?”.