Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status shumë të shkurtër, në të cilin ka komentuar partinë më të madhe opozitare në Kosovë. Z. Manxhuka ka shkruar se PDK është pa kauzë e pa ide.
Megjithatë, sipas tij, PDK-ja ka “pare plot”.
"Pa kauzë. Pa ide. Pare plot. PDK", shkruan ai.
Reagimi i Manxhukës vie pas aksionit simbolik kundër Martin Berishajt, ambasador i Kosovës, në të cilin një aktivist i PDK-së hodhi para mbi Berishajn, që dyshohet të jetë përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.