Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me angazhimin e pashoq në ndihmë të autoriteteve turk në kuadër të operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin që bashkon të dy kontinentet.
Përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook” FSK ka publikuar pamjet e momentit të shpëtimit të një 13-vjeçareje e një 45-vjeçari.
Kujtojmë faktin se për këtë gjë gazeta raportoi ekskluzivisht pak orë më parë, ndërsa tani edhe është konfirmuar nga vet ushtria.
Më poshtë edhe pamjet: