Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka njoftuar se i është hakuar llogaria e tij në rrjetin social Facebook.
Hakerët i kanë bërë postime të çuditshme ku thuhet se disa prej këngëtarëve serbë, kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.
“Të nderuar miq në 2 ditët e kaluara kam marr lajmërime për tentimin për hyrje ilegale në faqen time të facebook-ut.Si duket perkohësisht edhe ia kan dalë për ta hakuar faqen time dhe për të bërë edhe një postim. Postimi i fundit për këngëtarë serb me emra shqiptarë nuk është bërë nga unë.
Pas këtij postimi, jam lajmeruar, e kam marrë masa nga ekspertë të sigurisë kibernetike për ta rikthyer faqen në pronësi time.Tani faqja ime është e rikthyer.Ju faleminderit për mirëkuptim”, sqaron Avdyli.