“Ka dashur të godasë Serbinë duke i dërgu disa mesazhe BE-së” – Pasi kujtoi Gjingjiqin, Gashi tregon qëllimin e Kurtit

Aktuale

“Ka dashur të godasë Serbinë duke i dërgu disa mesazhe BE-së” – Pasi kujtoi Gjingjiqin, Gashi tregon qëllimin e Kurtit

Nga: A.SH Më: 13 mars 2023 Në ora: 22:54
Albin Kurti

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili dje ka kujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq në përvjetorin e vrasjes.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kryeministri ka goditur Serbinë duke I dërguar mesazhe BE-së.

Postimi në Facebook:

Përmes përkujtimit për ish Kryeministrin e Sërbisë, Zoran Đinđić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dashtë me e goditë Sërbinë duke i dërgu disa mesazhe BE-së.

Sërbia nuk dëshiron të integrohet ne BE, prandaj Kurti e potencon faktin se në kohën e Đinđić-it 75% e popullsisë së Sërbisë ishte pro BE-së, ndërsa tani në kohën e Vučić-it, 75% e popullsisë së Sërbisë është kundër BE-së.

Serbia i vret politikanët e vet që janë pro integrimit në BE, prandaj Kurti e përmend vrasjen e Đinđić-it dhe shton se vrasësit e politikanëve që janë pro integrimit të Sërbisë në BE, janë edhe organizatorë e ekzekutorë të masakrave ndaj shqiptarëve.

Kurti ka dashur të tregojë se pothuajse të gjithë politikanët sërbë në Sërbi për gjatë dy shekujve ishin si Slobodan Milošević-i dhe se të tillët edhe sot i kemi në pushtet në Sërbi.

Për mua, problematik ishte vetëm paragrafi i dytë i tekstit të përkujtimit, në të cilin Kryeministri Kurti tingëllonte si biograf i ish Kryeministrit Đinđić. Kjo mund të jetë një prej arsyeve që postimi i Kurtit ka nxitë gjithë këto reagime. Në të vërtetë, motivi i Kryeministrit Kurti përmes këtij paragrafi ishte që të na impresiononte me njohuritë e tij për Shkollën e Frankfurtit, për Habermas-in e për Tarkovsky-n 🙂

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat