Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Aty, pritet të nënshkruhet aneksi i Propozimit franko-gjerman, apo udhërrëfyesi i zbatimit.
E lidhur me këtë ka folur njëri nga anëtarët që ka marrë pjesë në delegacionin e Kosovës në Rambuje.
Ramë Buja tha se 1999-ta dallon nga ditët e sotme.
Ai theksoi se shpesh me pushteti aktual ka ditur t’i prish punët me partnerët ndërkombëtarë.
“Atëherë ishim në istikame dhe i kishim armët krahut. Ishte pak më ndryshe. Sot, duhet kryesisht të dominojë intelekti, shkathtësia, gjindshmëria dhe guxim intelektual. S’ka guxim të armës sot”, tha Buja.
“Ne i kemi miqtë tanë, por shpesh i kemi prishur punët me ta. Diplomacia matet edhe me mimikë. Kanë ditur të thonë “Amelika Amelika” jo “Shtëpia e Bardhë, e kuqe e verdhë” është shumë goditëse për ata me të cilët e kemi realizuar bashkarisht lirinë”, theksoi ai.