Duke u treguar pak i rezervuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se shpreson që “djalli të mos fshihet në detaje dhe që marrëveshja e rënë dakord të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike”.
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit,”- ka thënë ai.
And let us sincerely congratulate the four protagonists of today's Ohrid table, wishing that soon the unsigned agreement will turn into an irreversible new reality between Kosovo and Serbia, Albanians and Serbs, Western Balkans and the European Union🇽🇰🤝🇪🇺🤝🇷🇸 pic.twitter.com/KVHbKrG9GG
— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2023
Më pas Rama ka uruar pjesëmarrësit në takimin e sotëm, me dëshirën që marrëveshja të nënshkruhet së shpejti e të bëhet realitet ri.
“Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,”- ka shkruar më tej kryeministri shqiptar.