Deklarata e fundit e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nxitur reagime të shumta.
Muhaxheri dje ka hedhur dyshime lidhur me armatimin që është gjetur në veri pas sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.
Ai ka thënë se beson që armët e konfiskuara në veri mund të jenë vendosur nga Policia dhe Qeveria e Kosovës.
“Qysh është e mundur me arrestu, armë, sende e municione, kurrë njeri. Qekjo është dilema jem, edhe s’mundet me ma hjek kërkush. Pa asnjë informatë, po si njeri që analizon, qysh është e mundur te tëna herë po ki informata, po i arreston po kurrë s’po e arreston asnjë njeri. Unë po besoj që është një marrëveshje. Ose i qet ti armët vetë ose t’i qet ty dikush armët edhe thotë shko merri ti qaty janë do armë. Nuk e di, unë vec po spekuloj. Dicka s’o në rregull me këtë punë që t’i me nxonë armë me ba kësi”, ka deklaruar Muhaxheri.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, përcjell Bota sot.
"Qyre ky "gjenerali" i Dukagjinit, e "akademiku" i LDK'së, e nënkryetari i parë i LDK'së, qysh i shfajëson terroristët serbë, e akuzon qeverinë e Kosovës, dhe policinë e Kosovës, se vetë po i fshehin armët e pastaj dalin e thonë se armët e kapura ishin të terroristeve serb!
Te gjitha armët e kapura deri tani janë armë të vërtetuara si armë të ushtrisë serbe, të prodhuara në fabrikat e armatimit nëpër Serbi dhe shkruajnë "Made in Serbia".
Bile të vërtetuara edhe nga specialistët e kfor-it se janë armë serbe, ndërsa ky "akademiku" i LDK'së del e thotë se nuk janë armë të Serbisë por të qeverisë se Kosovës!
Runa Zot ku ka përfunduar LDK e Ibrahim Rugovës”, ka shkruar Gacaferi në një postim në Facebook.
Në një postim tjetër, ai e ka quajtur këtë deklaratë skandaloze, duke kërkuar që qytetarët e Pejës të protestojnë për të njëjtën.
Ai ka kritikuar edhe LDK-në, për mos distancim nga kjo deklaratë e nënkryetarit Muhaxheri.
“Del një opozitar serb Sanduloviç, dhe e kritikon Vuqiçin pse e ndihmoj Radojqiçin të ndërmarrë aksione terroriste në veri të Kosovës, pa kaluar java, desh e mbytën serbët!
Del nënkryetari i parë i LDK'së dhe deklaron: Se armët e kapura të terroristeve serb nga policia e Kosovës, nuk ishin të serbëve por ishin armë qe i ka fshehur vet policia e Kosovës për të akuzuar serbët për sulme terroriste dhe si ndodh asgjë!
E le qe prokuroria hesht, e le qe pejanët nuk e shohin të udhës qe të protestojnë për këtë deklaratë skandaloze, por çka është ma e keqja dhe me tmerrshmja, as partia "shtetformuese" dhe e "akademikëve" nuk e shohin të nevojshëm të distancohen nga nënkryetari i tyre për këtë deklaratë, përveçse tmerrësisht antishqiptare, por edhe skandaloze deri në maksimum!
Asnjë zë, asnjë fjalë nga LDK, thua ti se këtë deklaratë e ka bërë Kadirovi në Çeçeni e jo nënkryetari i LDK'së në Kosovë!”, ka shkruar Luan Gacaferi./Botasot