Haradinaj: Uniforma e Enverit dhe e heronjve të tjerë, model për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Uniforma e Enverit dhe e heronjve të tjerë, model për Kosovën

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 15:08
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Enver Zymerin.

Ai tha se jeta dhe përditshmëria e të gjithë atyre që bien për atdhe është një mision i pandalshëm.

“Jeta dhe përditshmëria e Enverit, Afrimit dhe të gjithë atyre që bien për atdhe, është një mision i pandalshëm, i cili ushqehet nga vizioni se kushdo që prek territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, do të përballet me fuqinë në rritje, të cilën e ndjejnë vetëm ata që kanë dhuntinë që, kur e kërkon atdheu, të gjenden në pikat më të larta të shërbimit me dinjitet”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj tha se uniforma e heroit Zymeri dhe heronjve të tjerë është model për shtetin e Kosovës.

“Uniforma e policit që veshi Enveri, shembulli i tij dhe i heronjve të tjerë, në luftë e në paqe, janë modeli mbi të cilin lindi dhe frymon ky shtet,” thuhet në postimin e Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat