Kundërshtohet pjesëmarrja e Vuçiqit në asamblenë e OKB, shfaqet emblema e UÇK-së në New York

Aktuale

Kundërshtohet pjesëmarrja e Vuçiqit në asamblenë e OKB, shfaqet emblema e UÇK-së në New York

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 08:33
Aleksander Vuçiq

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka protestuar në New York, kundër pjesëmarrjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar, Harry Bajraktari, ka publikuar një video ku shihet një kamion me një ekran që shfaqte mesazhe kundër Vuçiqit dhe fakte nga lufta në Kosovë.

“Vuçiq = Millosheviç 2.0”, “Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, “Krimet e luftës të pandëshkuara: 13,950 të vrarë, 20,000 të dhunuar dhe 1,600 të zhdukur”.

“Serbia ka gjak në duart e saj, ndaloni së mbrojturi kriminelët”, ishin disa prej këtyre mesazheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat