Zotimi i Kurtit në Bruksel për zbatim të marrëveshjeve, reagon ambasadori gjerman

Aktuale

Zotimi i Kurtit në Bruksel për zbatim të marrëveshjeve, reagon ambasadori gjerman

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:52
Jorn Rohde

Përfitimi i Kosovës dhe Serbisë nga miliardat e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian përmes të cilit po synohet përkrahja e rajonit të Ballkanit Perëndimor, është kushtëzuar me qasjen konstruktive në procesin e dialogut dhe zbatimin e plotë të marrëveshje të arritura në Bruksel e Ohër dhe marrëveshjet e kaluara.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për këtë arsye ditë më parë ka takuar Drejtorin për Zgjerim të cilit i ka dhënë zotimet e Kosovës për zbatim të plotë të obligimeve që dalin nga marrëveshjet.

Një gjë të tillë e ka përshëndetur ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke thënë se është një zotim të qartë publik për të vazhduar dialogun me Serbinë në një frymë konstruktive.

“Ky është një hap kyç drejt shpërndarjes së parë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së”, ka shkruar sot Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat