“Ti shko fol me Radoiçiqin, me mua nuk flet”, Haxhiu tregon çka i tha Kusarit kur ajo u përpoq t’i flas pas telefonatës me Radoiçiqin

Aktuale

“Ti shko fol me Radoiçiqin, me mua nuk flet”, Haxhiu tregon çka i tha Kusarit kur ajo u përpoq t’i flas pas telefonatës me Radoiçiqin

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 20:44
Bekim Haxhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur edhe një herë për telefonatën mes shefes së GP të LVV, Mimoza Kusari-Lila dhe kryeterroristit, Milan Radoiciq.

Ai në një emisioni tha pas daljes në publik të muhabetit mes “zemlakëve”, ku përmendet edhe deputetit i PDK-së, Kusari ka tentuar që t’i flas Haxhiut por ky e refuzuar.

Nuk mund t’i flas një personi i cili në atë mënyrë, me një kundërshtar i thotë: a e din ku është Kamishi? E ti kush je pra, dmth ti je me të a? Ka provu me më fol në Kuvend i kam thanë jo, ti shko fol me Radoiciqin.

Ti me mu nuk mundesh me fol kur në atë formë adresohesh të armiku”, ka thënë Haxhi në Frontal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat