Shpërthim i fuqishëm në veri

Aktuale

Shpërthim i fuqishëm në veri

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 06:39 Përditësuar në ora: 06:42 më 29.09.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Elshani jep detaje për shpërthimin në veri

Media raportoi më herët se në veri të vendit, më saktësisht në Zveçan, pati shpërthim të fuqishëm.

Një granatë dore u hodh në afërsi të një pompe të benzinës, duke dëmtuar disa vetura dhe duke shkaktuar dëme edhe në objektet përcjellëse të pompës.

Njësite të Policisë së Kosovës nisen menjëherë hetimet, duke rrethuar objektin me shirit policor dhe duke shtuar prezencën në atë zonë të qytetit.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pasur dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.

Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”
njoftoi Elshani.

Shpërthimi me granatë në pompë, policia patrullon rrugët e Zveçanit

Një shpërthim pak pas mesnate ka tronditur Zveçanin.

Një granatë dore është hedhur nëjë pompë derivatesh, e hapur së fundmi në veri të vendit, duke u dëmtuar kështu tri vetura dhe objektet përcjellëse të pompës.

Njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë nisur menjëherë hetimet, teksa objekti ku ka ndodhur shpërthimi është rrethuar me shirit policor.

Prezencë e shtuar e policëve është vënë re edhe në rrugët e Zveçanit, me patrullime që po bëhen për të gjurmuar nisjen e këtij sulmi.

Akoma nuk është bërë e ditut nëse ka të lenduar nga ky incident, teksa raportohet se pompa e hapur është në pronësi të shqiptarëve.

 

Shpërthim i fuqishëm në veri

Një granatë dore raportohet të jetë hedhur në veri të vendit.

Shpërthimi ka ndodhur në Zveçan, më saktësisht në afërsi të një pompe derivatesh, e hapur së fundmi në atë zonë.

Media raporton se, si pasojë e shpërthimit, tri vetura kanë pësuar dëmtime.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.

Dëme janë shkaktuar në objektet shoqëruese të pompës, teksa njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë nisur hetimet.

Objekti është rrethuar me shirit të Policisë, teksa akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat