Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Zveçan, prezenca të shtuara të policisë monitorojnë situatën

Aktuale

Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Zveçan, prezenca të shtuara të policisë monitorojnë situatën

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth mesnatës, një shpërthim i fortë ka ndodhur në afërsi të një pike të karburantit në Zveçan.

Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediumi Kosovo-Online ka publikuar disa pamje pas shpërthimit, ku dhe kanë raportuar se disa automjete janë dëmtuar të cilat ndodheshin pranë pikës së karburantit në momentin e shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat