Haradinaj tregon katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor

Aktuale

Haradinaj tregon katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 13:30
Kryetari i AAK-së,m Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së,m Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.

Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.

"Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;

Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;

Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;

Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë Haradinaj.

“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat