Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi ka thënë se situata në territorin e Kosovës është e drejtë dhe obligim i rezervuar i Forcave të NATO-s.
Ibishi thotë se sa i përket luftës hibride, Kosova mund të ballafaqohet dhe pret që të ndodhin gjëra të tilla.
Madje, ai thotë se Policia e Kosovës ka kapacitet, armatim, logjistikë të mjaftueshme që të përballet me luftën hibride.
“Sa i përket situatës dhe sigurisë në tërë territorin e Kosovës , të gjithë e din se është e drejtë ose obligim i rezervuar i Forcave të NATO-s, sa i përket çështjes territoriale ne e kemi fuqinë që të gjithë e dinë se është fuqia e parë në botë që garanton sigurinë territoriale të Kosovës. Sa i përket luftës hibride kemi thënë që ne mund të ballafaqohemi dhe pres që të ndodhin gjëra të tilla, por që ne tashmë kemi kapacitete, armatim, logjistikë të mjaftueshme që të ballafaqohemi me to dhe të sigurojmë popullin tonë nga grupacionet ose njësi të tilla siç ishte rasti i Banjskës, tashmë gjithë territori i Kosovës është mirë i mbuluar, i kontrolluar me pajisje të ndryshme”, ka deklaruar Ibishi.
Tutje, ai thotë se që 25 vite, Policia e Kosovës nuk e ka mbështetjen pjesë rezervë.
“Iu siguroj që nuk ka vend për panik, këto forcat tona janë të mjaftueshme dhe mirë të përgatiten të ballafaqohen me këto forca të mundshme, ne para se t`i ngrinim çështjen e këtyre kapaciteteve që është njësia e helikopterëve të policisë, policia rezervë, njësitë kërkim shpëtim urban, këto të tria kapacitete etike duhet me ia bashkëngjit policisë, Kosovës si reagues i parë në situata në një luftë hibride. Policia e Kosovës duhet të ketë edhe pjesën rezervë, kjo është shumë e dhimbshme që edhe sot pas 25 vitesh policia nuk e ka mbështetjen pjesën rezervë. Çështja e sigurisë, çështja e ushtrisë, çështja e një ushtrie më të organizuar në botë që është KFOR-i – NATO, ekziston plani i sigurisë operativ nuk ka rëndësi nga vjen ajo forcë, ajo i ka binarët e vet”, ka thënë ai.
I pyetur për buxhetin e rritjes nga Qeveria për Policinë e Ushtrinë e Kosovës, sipas Ibishit nuk ka qenë i mjaftueshëm buxheti viteve paraprake.
Derisa, ky i fundit ka deklaruar se ushqimi për policinë dhe ushtrinë nuk është e lejuar të përgatitet në kuzhinat civile.
“Nuk ka qenë i mjaftueshëm buxheti në këto ngarkesat që i kemi me këtë plotësimin në veri që e bëmë sepse është një numër i madh që është deshtë të zëvendësohet dhe me u mbulua, nga ana tjetër e bëjnë me qëllime jo të mira një propagandë që është dashur të jepet. Ushqimi i përgatitur për policinë dhe ushtrinë nuk guxon të përgatitet nëpër kuzhinat civile”, ka thënë Ibishi në emisionin “Ditari".