200 raste me sëmundje malinje në 2023-ën

Aktuale

200 raste me sëmundje malinje në 2023-ën

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Edhe Kosova, bën pjesë në vazhdën e trendit botëror për rritjen e numrit të sëmundjeve malinjë.

Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Afërdita Ukimeraj, tregoi që janë edhe moshat e reja, ato që bëjnë pjesë në këtë numër.

Ndër të tjera Ukimeraj ndonëse tha që ka nevojë për t’u bërë më shumë punë në këtë klinikë, ajo theksoi gjithashtu se është bërë përparim dukshëm në futjen e barnave të reja, veçmas në Klinikën e Onkologjisë.

Ukimeraj, gjithashtu përmendi se edhe ndërtimi për Klinikën e Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë, është duke shkuar shumë mirë dhe se është duke u punuar mjaftueshëm në këtë aspekt e që do të sjell shumë të mira, si një ndër projektet më të rëndësishme, të shëndetësisë.

Tutje e para e Klinikës së Hematologjisë, u bëri thirrje qytetarëve për sa më shumë kujdesë në stilin e jetesës por edhe vizita mjekësore më të shpeshta, në mënyrë që të ketë zbulim të hershëm e më pak raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat