Kica-Xhelili: Parisi dhe Egzoni e zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione

Aktuale

Kica-Xhelili: Parisi dhe Egzoni e zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 06:59
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi ministri Faton Peci dorëzoi kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve të kësaj partie.

Kica-Xhelili tha se Paris Guri e Egzon Pacolli e zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione.

“Këta janë djemtë tanë që zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione. Këta shpërfaqën hipokrizinë e dikurshme të atyre që bërtisnin si “paraja publike duhet mbajtur larg familjarëve”.

Postimi i plotë:

“Kqyri Egzon, kur t’na bëjnë kallëzim penal që i nxunëm.”

Këta dy djem, janë Parisi dhe Egzoni. I pari kryetar, e i dyti sekretar i Forumit të Rinisë së LDK-së.

Këta janë djemtë tanë që zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione. Këta shpërfaqën hipokrizinë e dikurshme të atyre që bërtisnin si “paraja publike duhet mbajtur larg familjarëve”.

Këta djem, jo që nuk zbrapsen nga kallëzimet penale, jo që nuk i japin ‘5 pare’ për sulmet e kota të pushtetit, por kam “drojën” që veçse e morën një INFUZION shtesë për t’a demaskuar komplet qeverinë.

Paris & Egzon, na keni mbrapa! PRIJINI BETEJËS KUNDËR KORRUPSIONIT! ✌🏼

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat