Kohën e fundit Policia e Kosovës, ka gjetur armatim dhe municione të shumta në veri të Mitrovicës.
Për këtë ka reaguar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
Ai ka përgëzuar Policinë, por ka kërkuar nga “institucionet përgjegjëse për administrimin e sigurisë në Kosovë, Policia e Kosovës, AKI, KFOR-i dhe FSK-ja, që të rrisin nivelin e vigjilencës dhe gatishmërisë sa i përket incidenteve të natyrës së sigurisë sepse ngjarje të tilla në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë mund të acarojnë situatën e sigurisë”.
Postimi i plotë:
Miq,
Jemi dëshmitarë se ditëve të fundit janë shtuar rastet e gjetjes së armatimeve dhe municioneve ushtarake nga Policia, për çka i përgëzoj njësitet policore për këto suksese,mirëpo në të njëjtën kohë kërkoj nga institucionet përgjegjëse për administrimin e sigurisë në Kosovë, Policia e Kosovës, AKI, KFOR-i dhe FSK-ja, që të rrisin nivelin e vigjilencës dhe gatishmërisë sa i përket incidenteve të natyrës së sigurisë sepse ngjarje të tilla në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë mund të acarojnë situatën e sigurisë. Prandaj, të gjitha institucionet shtetërore, si dhe subjektet politike duhet të zbusin retorikën luftë nxitëse dhe t'i përkushtohen administrimit sa më të mirë të procesit zgjedhor.
Vizita në Depo Ushtarake të FSK-së e Kryeministrit dhe publikimi i llojeve të armatimit përveq që paraqesin shkelje Ligjore , dëmtojn rëndë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kapacitetet e sajë. Armatimet Ushtarake blehen sipas ligjit me kontrata te klasifikuara dhe po ashtu vendosja dhe konservimi i tyre në depot e FSK-së duhet konsideruar Sekret shtetrorë. Shtrohet pyetja : Pse Kryeministri i Kosovës i bëri publike me anë të një videoje? Kujt është duke i shërbyer ? Apo thjeshtë përdori FSK-në për qëllime elektorale. Legjitimiteti dhe demokracia duhet të dalin vetëm nga vullneti i lirë i qytetarëve duke u bazuar në ofertat programore, dhe jo mbi bazën e situatave të fabrikuara të sigurisë.
Kosova mundet më mirë!