Pacolli: Jo veç Kurti, por edhe Osmani ka luajtur bixhoz me të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Pacolli: Jo veç Kurti, por edhe Osmani ka luajtur bixhoz me të ardhmen e Kosovës

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 09:36
Behgjet Pacolli

Akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti ka hedhur presidentja Vjosa Osmani në fjalimin vjetor të së enjtes në Kuvendin e Kosovës. Pika më e rëndësishme e fjalimit të saj ishte potencimi se është luajtur “bixhoz” me aleancat e Kosovës.

“Aleancat janë këtu për na të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, lujtja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë. Shihni deklaratat e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kalojnë me aleatë, sepse nuk mund të ia dalin vetëm”, tha ndër të tjera Osmani në fjalimin e së enjtes.

Por, për ish-presidentin e Kosovës, njëherit kreun e subjektit politik Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, jo vetëm Kurti, por edhe Osmani ka luajtur bixhoz me të ardhmen e Kosovës.

Pacolli thotë se Kurti dhe Osmani për këto vite të qeverisjes me Kosovën kanë zgjedhur një agjendë politike, siç tha ai, egoiste dhe izolacioniste.

‘’Si Vjosa Osmani ashtu edhe Albin Kurti kanë luajtur pamatur bixhoz me të ardhmen e Kosovës. Në vend që të nxisin një qasje të unifikuar dhe strategjike, ata kanë ndjekur një agjendë politike egoiste dhe izalocioniste, e cila e ka shtyrë Kosovën më tej në një gremine në skenën globale”, është shprehur Pacolli.

Sipas tij, historia do t’i kujtojë ata si arkitektë të kësaj rënieje, por fatkeqësisht, siç thotë ai, çmimin e dështimeve të tyre po e paguan populli i Kosovës.

“Ky fjalim, në veçanti, thekson një largim nga përgjegjësia. Në vend që të reflektonte mbi rolin e saj ose të paraqiste një qasje koherente, Presidentja zgjodhi të shmangej përgjegjësisë dhe të kritikonte. Në fund të fundit, deklarata të tilla bëjnë pak për të frymëzuar besim ose për të ofruar një rrugë përpara’’, shprehet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat